Pjesëtar i grupit të 'Avdylajve' nga Shijaku, ky është 34-vjeçari i arrestuar në Durrës

Personi në foto është Denis Shahini, 34-vjeçari i arrestuar në Durrës. Denis Shahini nga Shijaku është prangosur nga policia pas një hetimi 17 mujor.
Procedimi ndaj tij kishte nisur në vitin 2021 për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe sigurimi i kushteve e mjeteve për të kryer vrasje.
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se Shahini është pjesëtar i grupit “Avdylaj” ndaj dhe operacioni për arrestimin e tij është quajtur “Pjesëtari”.
“Nga hetimet e kryera u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht heroinë”, bën të ditur policia.


