Pjesë e revoltës se SPAÇ-it, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar

Aktualitet

Pjesë e revoltës se SPAÇ-it, ndahet nga jeta në

Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar Ylber Merdani.

Ylber Merdani është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh. Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesen me të madhe të fisit të tij.

Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë. Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t’u përkushtuar me se shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.

Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike. Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it.

Ylber Merdani është një nga të mbijetuarit e krimeve komuniste dhe një nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrës të revoltës në burgun e Spaçit, ku dëshmon se si burgu menjëherë pas revoltës, u vu në gjendje gadishmërie, duke bërë tortura nga më të tmerrshmet, deri në ekzekutim të atyre që ishin organizatorët e revoltës.

Gjatë ditëve të fundit është parë me pak te ece në rrugicat e qytetit të tij, duket se mosha nuk e ka ndihmuar më për të dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion