Pjesë e fondacionit amerikan, Yuri Kim zhvillon takim me të rinjtë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Gjatë takimit, Kim ka diskutuar temat më aktuale në vendin tonë siç janë korrupsioni, reforma në drejtësi, integrimi në Bashkimin Europian e mbi të gjitha mbështetjen që SHBA jep për vendin tonë.
“Ambasadorja Kim takoi klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2020-2021. Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, reformën në drejtësi, integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se studentët kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit. Ajo i nxiti ata që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur. LEAD Albania është një program për zhvillimin e udhëheqjes, i cili synon të ofrojë përvojë konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë për profesionistë të rinj e të talentuar”, shkruan Ambasada SHBA në Tiranë.


