“Mos donte më shumë kjo”, zbardhet biseda mes dy shtetasve pas takimit me ish- zv/ ministren Voda

Aktualitet

“Mos donte më shumë kjo”, zbardhet biseda mes dy shtetasve

Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja e SPAK për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe dy shtetase të tjera, të cilët u arrestuan për korrupsion. Ish- zvministrja akuzohet se ka pranuar një shumë parash prej 1 mijë eurosh dhe disa dhurata nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për një vend pune për këtë të fundit.

Në dosjen e SPAK, thuhet se më 13 shkurt 2020, avokatja Majlinda Hasani është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e Rovena Voda. Florida Beu i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune dhe menjëherë kjo e fundit ka telefonuar një person tjetër.

“Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo nga ana tjetër e celularit.

Pasi dalin nga takimi me Vodën në shkurt 2020, Florida Beu i drejtohet avokates Majlinda Hasani duke i thënë se kishte frikë nëse pagesa për Rovena Vodën ishte e kënaqshme.

“Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit. ” Avokatja ia kthen duke i thënë se tashmë Rovena Voda i përgjigje menjëherë, jo si më parë që vononte 2-3 ditë, pasi “Leku e hedh ujin përpjetë”.

Florida: Më ngeli në mendje mos donte më shumë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë se po i hyjë njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florinda: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.

Majlinda: Jo thash unë tani e do iki prapë t’ja them dëgjo këtu se 500 mijë lekë do marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japin juve, jo vjen PD. PS e heq gocën i them, mos më çani… rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste.

Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hiç.

Florida: Kam frikë mos ka prit ndonjë dyshe.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion