"Pini një kafe për qejf", i riu në Tiranë tenton të korruptojë policët me 50 mijë lek

Aktualitet

"Pini një kafe për qejf", i riu në Tiranë tenton

Një 22-vjeçar në Tiranë, i dehur në timon ka tentuar të korruptojë policët në mënyrë që t'i shpëtojë ndëshkimit.

Pas testit i riu rezultoi me 0.88 mg/litër, që do të thotë se ishte nën efektin alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin ai kishte futur në lejen e qarkullimit 50 mijë lek të vjetër.

Biseda mes policit dhe të riut:


Polici: Kush është arsyeja që fut lek në lejen e qarkullimit?

I riu: Pini një kafe për qejf.

Polici: Po pse duhet ta pijë atë kafe unë? Se ke konsumuar alkool ti ? Ti ke konsumuar alkool dhe kjo është arsyeja që fut lek.


Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për përdorimin e alkoolit, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë konstatuar një shtetas që po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. H., 22 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion