Aksidenti me 5 viktima/ Hodhi në greminë furgonin në Qafë-Muzinë, burg pa afat për 22-vjeçaren

Aktualitet

Aksidenti me 5 viktima/ Hodhi në greminë furgonin në

Jepet dhe masa e dënimit për shkaktaren e aksidentit me 5 viktima në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Qafë-Muzinë.

Mësohet se burg pa afat është masa e arrestit e përcaktuar për 22-vjeçaren Rexhina Celhaga, e cila me automjetin "Land Rover" hodhi në greminë furgonin.


Nga aksidenti mbetën edhe katër persona të plagosur, përfshirë këtu dhe vetë Celhagën, e cila ishte duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” në momentin e përplasjes fatale me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë.

Celhaga është transportuar në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Tiranë pranë burgut të grave.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion