Përshkallëzohet situata, policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve në Tiranë

Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia qëllon me plumba gome drejt
Teksa vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre. 

Nuk dihet ende nëse shënjestrohen protestues të caktuar apo qëllohet drejt gjithë turmës. 

Kjo është dita e pestë e protestës që vijon pa ndërprerje për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Deri më tani Policia e Shtetit për të neutralizuar protestën ka përdorur vetëm gazin lotsjellës dhe makina ujëhedhëse. Kjo është dita e parë kur përdoren plumba gome. 

ME TE LEXUARAT