Përplasjet mes familjeve Bushati dhe Arrazi: Ajo është nusja e familjes tonë, do e varrosim në Shkodër

Aktualitet

Përplasjet mes familjeve Bushati dhe Arrazi: Ajo është nusja e

I afërmi i Erdgys Arrazit, ka hedhur poshtë deklaratat e bëra më herët se Alma Arrazi para se të ndërmerrte aktin e rëndë ka parë bashkëshortin e saj me të dashurën në makinë. Në një intervistë të shkurtër për emisionin “Pa Gjurmë”, ai ka deklaruar se 31-vjeçari ka qenë në punë përgjatë gjithë ditës dhe ky fakt mund të provohet nga kamerat e sigurisë.

Sa i përket deklaratave të së atit të së ndjerës, Afrim Bushatit, i cili tha se trupin e së bijës do e marrë në Durrës për ta varrosur pranë së ëmës, i afërmi i 31-vjeçarit tha se ajo është nusja e familjes së tyre prandaj do e nxjerrin nga shtëpia e tyre me të gjitha adetet.

“Nuk është e vërtetë, se ka pasur lidhje. Dua ta faktoj atë ditë ka qenë në punë, ka qenë në qendër të qytetit te dyqani i vet ku punon deri pasdite vonë. Atë ditë që pretendon motra se ka kaluar me të dashur para, bashkëshorti nuk ka qenë.

Mua më intereson me përgënjeshtru atë që thotë e motra. Erdgysi nuk ishte me të dashurën atë ditë, ishte në punë. Ne e kemi gruan e shtëpisë. Ne duam ti bëjmë adetet siç duam ti bëjmë, ajo ka qenë nusja e shtëpisë sonë. Dëshira jon është ta nxjerrim prej shtëpisë sonë”, tha i afërmi i Erdgys Arrazit.

Më herët, i ati i Alma Arrazit, në gjendje të rënduar psikologjike tha se e bija do të varroset në Durrës.

“Nuk është gjë e vogël që të përcjellësh 4 kufoma. Jemi në gjendje nuk e di si ta them, nuk më dalin fjalët. Nuk e kam mendjen. Kunati ka thënë kam blerë 4 arkivole, po goca ime nuk varroset atje sa të jem gjallë unë. Gocën time do ta marr ta varros në Durrës, te nëna e vet. Nuk kemi njeri në Shkodër ne”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion