"Pushoni ju...", tensione në Kuvend, Berisha futet LIVE në Facebook: Fillimi i rezistencës!
Lajmifundit
/
19 Tetor 2023, 10:21
Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër.
Berisha ka zgjedhur të futet “LIVE” në rrjetin sociale Facebook, praktikë e ndjekur nga ai edhe më parë në Kuvend.
“Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet më, kaq është e gjitha”, u shpreh ai.
“Pushoni ju aty, pushoni se ju nxjerrim jashtë fare. A merr vesh ti Çuçi, pusho”, u drejtohet Berisha mazhorancës.


