AMP kërkon "dorasin" që nxori videon, merr kthesë hetimi për dhunën mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka marre ne dore dosjen e dhunës brenda familjes mbretërore. AMP eshte nje institucion brenda ministrise se Brendshme qe ka kompetence hetimet ndaj punonjesve te policise qe inkrimonohen, abuzojne me detyren dhe shkelin ligjin.
Hetimi i ka kaluar për hetim kesaj për të thelluar verifikimet ne lidhje me aktin e publikimit te videos ne te cilen, Elia Zaharia kryen veprime fizike me Leka Zogun te cilin e akuzon se ka dhunuar babain e saj Gjergj Zaharia.
Burime per Lajmifundit.al thane se kalimi i dosjes ne AMP, si institucion i ngarkuar me hetimin e veprave penale te kryera nga policet, nenkupton pikerisht verifikimin e dyshimeve se videoja mund te jete publikuar nga punonjesit e rendit qe e kane marre materialin nga Leka Zogu.
Ai mesohet se i ka dorezuar pamjet ne nje USB, gjate denoncimit ndaj Elia dhe Gjergj Zaharise, me 5 mars ne komisariatin 1 ne Tirane.
Raportohet se Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij, është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu (Zaharia).
Këta të fundit janë në proces divorci dhe për të dy janë vendosur urdhër-mbrojtjeje.
Në ditët në vijim pritet të merren në pyetje edhe Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.
Me kerkese te prokurorise, AMP do të hetojë edhe për të zbuluar personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.
Prokuroria e Tiranes deklaroi pak dite me pare se materiali filmik ishte publikuar para se policia ta percillte dosjen ne organin e akuzes, nderkohe qe krejt materiali i mberritur nga komisariati nr.1 ishte ne nje zarf te pahapur.
Nga ana tjeter mesohet se autoritetet i kane kerkuar sqarime edhe Leka Zogut nese e ka ndare materialin filmik me persona te tjere vec punonjesve te policise./lajmifundit.al


