"Shqiponjat" ndalojnë Edevaldo Haxhiun, ja lidhja me bosin turk të kriptovalutave Faruk Ozer

Aktualitet

"Shqiponjat" ndalojnë Edevaldo Haxhiun, ja lidhja me bosin turk

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari, Edevaldo Haxhiu. Ai u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak.

Ai u lokalizua dhe u kap në rrugën "Frang Bardhi" dhe nga kontrollet në makinë iu gjet një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Por kush është 35-vjeçari Haxhiu?

Ai rezulton një person i skeduar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ndihmoi që të fshihej në Shqipëri bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

Kush është Faruk Ozer?

Faruk Ozer, ‘bosi’ i kriptomonedhave është dënuar 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, Serap Özer dhe Güven Özer, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë. Mediat turke kanë raportuar se ata janë dënuar gjithashtu me një gjobë të rëndë gjyqësore  rreth 5 milionë dollarë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion