Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie! Dërgohen te Trauma

Aktualitet

Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen

Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie. Punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës, bën me dije gazetari Igli Çelmeta, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar rëndë.


Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, për të shmangur një përleshje masive.


Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion