Zgjedhjet parlamentare, KQZ Kosovë: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 17.36%

Politikë

Zgjedhjet parlamentare, KQZ Kosovë: Pjesëmarrja deri në orën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton përmes ueb-faqes së tij se pjesëmarrja në zgjedhje, deri më tani, ora 15:00, ka arritur në 17.36 për qind. KQZ-ja pritet të dalë në konferencë për media në 15:30 me të rejat e fundit.


Kujtojmë se KQZ ka thënë më herët se procesi është duke u zhvilluar qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident të madh.

Ka pasur raportime për vonesa në hapjen e disa vendvotimeve dhe shqetësime për shënjimin e gishtërinjve me ngjyrë matrikuluese, por KQZ-ja nuk i ka adresuar këto çështje.

Katër kandidatët për kryeministër, Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës dhe u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë njëjtë.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.


Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe serbët lokalë, ndonëse kishin bojkotuar zgjedhjet prej nëntorit të vitit 2022, kur Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, pati dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Një pjesë e serbëve që financohen nga shteti i Serbisë, kanë votuar kolektivisht në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut.

Zgjedhjet janë duke u mbikëqyrur nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) dhe vëzhgues të angazhuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion