Përplasi për vdekje të riun dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Përplasi për vdekje të riun dhe u largua nga vendngjarja,

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përplasur për vdekje me automjet një 19-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se në vijim të hetimit është konstatuar se shtetasi F.M., që aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin u largua nga vendngjarja dhe si pasojë u arrestua vëllai i tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”, rezultoi se drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. L., 19 vjeç, ka qenë shtetasi F. M. dhe jo vëllai i tij, shtetasi B. M., i cili u arrestua në flagrancë pas aksidentit, si autor i dyshuar. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion