Bashkëpunim me krimin! SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Aktualitet

Bashkëpunim me krimin! SPAK i sekuestron telefonin kreut të

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i fundit u bë i njohur si përfitues i mbi 40 milionë eurove në tenderat e AKSHI-it, së bashku me baxhanakun e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Publik.al raporton se nën/drejtori i policisë merrte rregullisht një tarifë prej 70 mijë eurosh në muaj për “suksesin” e call center-it nga “Sauksi”, si dhe shuma të konsiderueshme për bastet e paligjshme online.

Ismailaj frekuentonte kompleksin e ish-“Kodra e Kuajve”, sot “Equos”, ku merrte rregullisht pagesat. Ky vend njihet gjithashtu si streha dhe vendi i drekave dhe takimeve të Ergys Agasit.

Po ashtu raportohet se Agasi, një natë, festoi rrumbullakosjen e shifrës 100 milionë euro të fituara nga gjobat, ryshfetet dhe veprimtaria kriminale.

Duket se hetimet e SPAK po prekin kupolën e lartë të Policisë së Shtetit, nisur nga faktet se struktura të policisë dyshohet se janë inkriminuar nga bandat, duke u bërë bashkëpunuese deri në pengmarrjen e Gerond Meçes dhe të ish-zv/drejtori i AKSHI-t Shima.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion