Katër ambasada të reja shqiptare hapen në vitin 2025, ministri i Jashtëm Hasani zbulon shtetet

Politikë

Katër ambasada të reja shqiptare hapen në vitin 2025, ministri i

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, teksa ka bërë bilancin e kësaj ministrie për vitin 2024, ka zbuluar se vitin që vjen, Shqipëria hap 4 ambasada të reja.

Në komunikimin e fundvitit me gazetarët, ministri Hasani tregoi se Shqipëria do të hapë ambasada në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia.

“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion