Përplasi një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari në Sukth

Aktualitet

Përplasi një person dhe më pas u largua, arrestohet

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Sukth-Vadardhë, rreth orës 20:45, një automjet përplasi një 54-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë.

Policia u njoftua për ngjarjen dhe nisi një operacion për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Brenda pak orësh, specialistët e Policisë Rrugore arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i dyshuar si drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin dhe u largua.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar edhe automjeti me të cilin dyshohet se është kryer aksidenti. I dëmtuari ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion