“Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit”/ Për herë të tretë jashtë Kuvendit, Shehi: S’ka pse dramatizohet...

Politikë

“Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit”/

Edhe pse bashkoi forcat me Enkelejd Alibeaj nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi ngeli jashtë Kuvendit për herë të tretë.

Duke analizuar humbjen, Shehi tha se ‘nga zogjtë e vegjël, në ishim më të vegjlit’, referuar partive të reja apo koalicioneve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tij situata nuk duhet të dramatizohet, dhe se ‘nuk është hall i madh’.

Gjatë intervistës për Exclusive nga gazetarja Rudina Muça, se cili ka qenë parlamenti më i mirë, ai u shpreh se ka qenë ai i vitit 1992, pasi deputetët ishin më idealistë dhe cilësorë.

Pjesë nga intervista:

Shehi: Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashkuam dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.

Kjo është hera e parë që nuk jeni parlament…

Shehi: Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nduk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë carë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë. Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.

Cili ka qenë parlamenti më i mirë që ju keni qenë pjesë?

Shehi: Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi. Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?

Nëse do kishit mundësi të ktheni kohën pas, do bënit të njëjtin rrugëtim politik?

Shehi: Kam frikë që po.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion