Përplasi me motor 27-vjeçarin dhe u arratis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke pasi ka përplasur me motor një 27-vjeçar dhe është arratisur, duke e lënë të plagosurin në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në Selanik. Sipas policise, 19-vjeçari nuk kishte patentë dhe leje drejtimi.

Babai i të plagosurit ka thënë për mediet greke se djali i tij është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e këmbës, ndërsa ka plagë edhe në kokë.
I ati i 27-vjeçarit rrëfeu se i riu kishte dal për tu takuar me miqtë e tij dhe vetëm kur shkoi për të marrë ushqim ndodhi aksidenti tronditës.
I riu ka tentuar të kalojë rrugën, por motori i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur rreth dhjetë metra larg.
“Fëmija im u zgjua në spital, nuk e dinte se çfarë ndodhi dhe çfarë e goditi. Siç thonë disa dëshmitarë, në motor kanë qenë dy persona, ata janë zhdukur”, tha ai.


