Përplasi fëmijën 10-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Tiranë
Lajmifundit
/
11 Qershor 2024, 15:30
Aktualitet
Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi ka përplasur me makinë një të mitur në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Pas aksidentit F.A është larguar nga vendi i ngjarjes.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
‘F. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një shtetas 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.