Përplasi 60-vjeçarin me karrocë dhe braktisi “Audin”, arrestohet i riu. Policia: S’kishte patentë

Aktualitet

Përplasi 60-vjeçarin me karrocë dhe braktisi

Është identifikuar dhe më pas shoqëruar në komisariat autori i aksidentit të mbrëmshën të ndodhur në Maliq.

Policia njofton se 20 vjeçari, drejtuesi i automjetit tip “Audi” përplasi një 60-vjeçar i cili po lëvizte me karrocë, dhe më pas u largua nga vendngjarja. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur pranë urës së fshatit Zvezdë, Maliq, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Audi”, i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht 20-vjeçari, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion