Lidh të fejuarën në krevat, por ajo arratiset dhe e denoncon! Në pranga shqiptari në Itali

Aktualitet

Lidh të fejuarën në krevat, por ajo arratiset dhe e denoncon!

Për të mos lejuar që e fejuara të dalë nga shtëpia, një 31-vjeçar shqiptar e lidhi atë në shtrat, madje i mori edhe çelësat e shtëpisë.

Por gruaja ka arritur që të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët e kompanisë Oltrarno mesnatën mes 8 dhe 9 prillit.

Ai akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje. Në orët e vona të pasdites së datës 8 prill, e fejuara e shqiptarit arriti që të zgjidhej dhe u arratis nga dritarja e banesës. Ajo u paraqit në gjendje konfuze në komisariatin e policisë Legnaia e shoqëruar nga disa kalimtarë që e kishin gjetur në rrugë duke qarë.

Më pas ajo vetë i tha policisë se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë së tij. Policia ka arrestuar 31-vjeçarin në shtëpi dhe ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion