Mbledhja e Asamblesë së PS-së në Durrës, zbardhet agjenda e plotë

Politikë

Mbledhja e Asamblesë së PS-së në Durrës, zbardhet

Zbardhet agjenda e Asamblesë së PS që do të mbahet në Durrës më 17 mars.

Në fokus të agjendës që Euronews disponon do të jetë rienergjizimi i partisë, anëtarësimet e reja, projektudhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme, projekt udhëzimi për kandidatët për delegatë të kongresit dhe bashkëkryetarë të organizatave socialiste.

NJOFTIMI I AGJENDËS:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, dhe në zbatim të detyrës së AK të PS të datës 11.02.2024, ju njoftoj se më datën 17.03.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel “Melia” Durrës zhvillohet mbledhja e AK të PS me rend dite:

1. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

2. Mbi zbatimin e detyrave te AK të PS për Rienergjizimin e partisë, korigjimin e mangësive të evidentuara në OS dhe anëtarësimet e reja. Blendi Klosi

3. Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

4. Miratimi i Projekt Udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”.

5. Miratimi i Projekt Udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse te kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarëve OS dhe KS të NJA”.

6. Të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion