Përplasen kokë më kokë makinat në Lezhë, plagosen tre persona, dy rëndë

Aktualitet

Përplasen kokë më kokë makinat në Lezhë, plagosen

Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën ne qytetin e Lezhes, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar tre presona, 2 prej tyre kanë marrë dëmtime më të rënda sipas burimeve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Ishull- Lezhë janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion