Përplasen “kokë më kokë” dy makina në aksin “Shkodër-Koplik”, lëndohet 59-vjeçarja

Aktualitet
Përplasen “kokë më kokë” dy makina në aksin
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor  ka ndodhur në aksin “Shkodër-Koplik”, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Mësohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetësja Z.D, 59 vjeç.

“Shkodër/Informacion paraprak/ Në aksin rrugor "Shkodër-Koplik" automjeti me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin malazes D. D., 68 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. D., 59 vjeçe, (pasagjere)në automjetin që drejtohej nga shtetasi D. D,  e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

ME TE LEXUARAT