Shqelma dhe grushta me drejtoreshën e kopështit, Gjykata cakton masën “arrest shtëpie” për sanitaren

Aktualitet

Shqelma dhe grushta me drejtoreshën e kopështit, Gjykata cakton

Sanitarja e Kopshtit nr.3 në Sarandë, e cila dyshohet se dhunoi drejtoreshën, është lënë në “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Sarandës.

Vendimi është marrë nga Gjyqtari, Mikel Hysometaj, paraditen e djeshme, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që kishte kërkuar të njëjtën masë për shtetasen Etleva Meta.

Kjo e fundit u ndalua nga policia e Sarandës pas kallëzimit të shtetases Valbona Mehmeti, Drejtoreshë e Kopshtit nr.3, e cila e akuzon sanitaren se e ka goditur për shkak të detyrës.

Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë një debat për motive të dobëta mes Mehmetit dhe Metës, që ka precipituar më pas në dhunë.

Etleva Metaj para trupi gjykues ka deklaruar se e ka kryer veprën në kushtet e vetëmbrojtjes pasi Drejtoresha e kishte ofenduar dhe shtyrë e para.

Mësohet se edhe Bashkia e Sarandës ka marrë masa administrative për ngjarjen në fjalë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion