Aksident në Koman! Përplasen dy skafe, 8 persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Aktualitet

Aksident në Koman! Përplasen dy skafe, 8 persona nisen me

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin e Komanit, ku si pasojë e përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre.

Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët po kontribuojnë në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Lajm në përditësim 

ME TE LEXUARAT