FOTO/Vrasja e turistit në Ksamil, mediat portugeze shkruajë për ngjarjen: U godit për vdekje teksa...

Aktualitet

FOTO/Vrasja e turistit në Ksamil, mediat portugeze shkruajë për

Vrasja e turistit 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes në plazhin e Principotes, Ksamil ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, 18 gusht, ka marrë jehonë të gjerë në mediat portugeze, duke tronditur opinionin publik përtej kufijve të Shqipërisë.

“Një 20-vjeçar portugez u ther për vdekje në Shqipëri’-e nis artikullin media ojogo.pt, teksa në tekst raporton se i riu, i cili ishte me pushime në vend, u godit me thikë në një shezlong plazhi pas një grindjeje që filloi brenda një bari. 

“Portugezi u ther për vdekje në një plazh në Shqipëri. Njëmbëdhjetë persona u arrestuan në lidhje me krimin,’-është titulli i artikullit të pt.euronews.

Portugezi, i cili thuhet se ndodhej në Shqipëri si turist, u gjet i vdekur pasi u godit me thikë ndërsa ishte ulur në një shezlong në plazh, përpara një bari në zonën turistike të Ksamilit, pas një grindjeje të vogël,thuhet në media teksa në teks janë bashkangjitur edhe pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar 29-vjeçarit, Sokrat Vata.

Edhe media publico.pt shkruan se një portugez 20-vjeçar që ndodhej në Shqipëri me pushime u gjet i vdekur pasi u godit me thikë ndërsa ishte ulur në një shezlong në plazh, përpara një bari në zonën turistike të Ksamilit. Në tekst thuhet se rojet e sigurisë në ambjentin e lokalit ku ndodhi krimi ishin njerëz me funksione publike – një oficer policie, një punonjës burgu dhe një oficer policie bashkiake.

ME TE LEXUARAT