Aksidenti në Lezhë, humb jetën tek Trauma francezi, në pranga shoferi që u “zhduk” nga vendngjarja

Aktualitet

Aksidenti në Lezhë, humb jetën tek Trauma francezi, në

Shtetasi francez, i cili mbeti i plagosur rëndë, pas një aksidenti të dyfishtë në Lezhë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërsa është vendosur në pranga shoferi 23-vjeçar i automjetit tjetër, Samuel Çela, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

I riu banues në Fushë Kuqe, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i i policisë:

Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin:

S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç, francezi humb jetën në spital

Aksidenti në Lezhë, humb jetën tek Trauma francezi, në

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet edhe në video makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore .

Nga burimet në vendngjarje bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës, ku dhe ka humbur jetën.

Ndërsa në mjetin tjetër ende nuk është gjendur asnjë person ku policia dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në kërkim të ndonjë shtetasi, i cili mund të jetë i plagosur, ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

 Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion