Transportoi drogë në makinën e policisë së bashku me efektivin, ky është shqiptari i arrestuar në Greqi

Arben Murto, është shqiptari i cili u kap druke transportuar një sasi prej rreth 100 kg drogë në Igumenicë.
41-vjeçari, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, ishte pasagjer në makinën per sektorit të anti-drogës së Igumenicës ku transportohej droga, dhe është arrestuar nga efektivët pas operacionit policor në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22:00-06:00 së bashku me efektivin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej në një kafene pranë kufirit greko-shqiptar.
Efektivi grek Konstantinos Nakos është pikasur duke drejtuar mjetin e antidrogës me një pasagjer privat dhe është sinjalizuar për të kryer kontroll. Por në atë moment, efektivi 41-vjeçar është larguar dhe policia iu është vendosur në ndjekje.
Gjatë tentativës së arratisjes është përplasur me 3 automjete të parkuara në qytetin e Igumenicës. Ndërkohë efektivi dhe shqiptari që ndodheshin në mjetin zytar janë arrestuar nga policia greke.
Gjithashtu është vendosur në pranga edhe një efektiv tjetër, i cili duhet të ishte në shërbim me policin që u kap duke transportuar drogë.
Polici 50-vjeçar ndodhej në një vend tjetër në Thesproti, ndërdsa pistoletën e shërbimit e kishte lënë në automjetin e antidrogës.
Si në filma! Po transportonin drogë me makinën e policisë, pranga 2 efektivëve grekë dhe shqiptarit

Një sasi mbi 102 kg marijuanë është sekuestruar pas mesnatës në qytetin e Igumenicës në Greqi. Rreth orës 02.25 me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet me targa HNE-9563, që nga verifikimi rezultoi automjet i sektorit të anti-drogës së Igumenicës.
Automjeti nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 automjete të parkuara. Efektivët që ishin në operacion kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar shoferin dhe pasagjerin.
Drejtuesi i mjetit u identifikua si Konstantinos Nakos, 41 vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës ndërsa pasagjeri si Arben Murto, 41 vjeç nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.
Nga hetimet, rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar. Gjatë kontrollit në mjet u gjet gjithashtu pistoleta e oficerit Oikonomou. Veç dy të arrestuarve të parë, me urdhër të Prokurorit, u arrestua edhe oficeri 50 vjecar.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 640 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.


