Lufta anti- Covid, tashmë edhe farmacistët kanë autoritetin për të vaksinuar qytetarët

Bota

Lufta anti- Covid, tashmë edhe farmacistët kanë autoritetin

Një vendim i fundit është marrë nga qeveria japoneze, lidhur me vaksinimin e qytetarëve. Mësohet që me qëllimin e përshpejtimit, tashmë autoritetin për të vaksinuar e kanë marrë edhe farmacistët. Lajmi u bë me dije nga anëtari i Kabinetit Përgjegjës për vaksinat COVID-19, Taro Kono, i cili në një konferencë për shtyp tha se po shihet mundësia që farmacistët jenë në gjendje të vaksinojnë.

Në Japoni, filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në shkurt dhe personave mbi moshën 65-vjeç në prill. Agjencia Kyodo raportoi se 3% e popullsisë së vendit me 126 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani, përqindje e cila është më e ulët midis ekonomive të zhvilluara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion