Aksidenti tragjik në aksin Pogradec-Qafë Thanë, kush është i riu që humbi jetën

Aktualitet

Aksidenti tragjik në aksin Pogradec-Qafë Thanë, kush

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Viktima e këtij aksidenti është shtetasi Martin Kastrioti, i cili udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen” në momentin e përplasjes.

Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete u përplasën “kokë më kokë”. Njëri prej automjeteve ka kryer një manovër të gabuar, duke shkaktuar përplasjen me mjetin tjetër që po udhëtonte në drejtim të kundërt. Goditja ka qenë aq e fortë sa automjeti i viktimës është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë, shtetasi V. P. dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.”– njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion