Përndiqte dhe kryente veprime të turpshme me 2 të mitura, arrestohet 80-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 08:25
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një 80-vjeçar pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ka kryer veprime të turpshme me dy të mitura. Policia njofton se arrestimi u bë një ditë më parë.
“Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura”, njofton policia.


