Shkeli rëndë rregullat e qarkullimit, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Shkeli rëndë rregullat e qarkullimit, arrestohet 39-vjeçari i

Policia e Kavajës ka arritur të arrestojë 39-vjeçarin, i dënuar me 1 vit burg, për veprën “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”. Ndërkohë, kanë rënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, pasi u konstatuan duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit E. K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit burg dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 3 muaj e 11 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”; S. A., 20 vjeç, G. Q., 19 vjeç dhe A. S., 21 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; D. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion