Përmbytjet/ Shkatërrimi i fermave në kulmin e prodhimit, ulet eksporti i fruta-perimeve me 46%

Aktualitet

Përmbytjet/ Shkatërrimi i fermave në kulmin e prodhimit, ulet

Njëzëri kërkojnë të dëmshpërblehen sepse djersën ua mori lumin.

“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse vetëm baltë kemi marrë këtë vit”.

“Unë isha në prodhim që në datën 9 janar, më ther në shpirt. Ai duhet të më japë djersën që unë mos të emigrojë, të rri këtu”.

“Kjo përmbytje është si pasojë e hapjes së digave dhe ne si fermerë ndihma e parë që kërkojmë është një argjinaturë anës lumit.  S’na jep më kush fidanë u bënë tre herë. Tre herë i mbollëm tre herë u mbytëm”.

Përmbytjet e këtij sezoni ndikuan  negativisht edhe tek shifrat e eksporteve nëse krahasojmë janarin e 2025 me atë të vitit 2026 kemi një rënie prej 46%.

“Ky nuk është ujë por djersa jonë që e mori lumi”.

“Mu më janë përmbytur 4 dynym sera. dhe 7 dynym grurë në familje jemi anëtarë  nuk e di me çfarë do jetojë”.

“Nuk llogaritet dëmi plehra, fidanë, frezë dëm marramendës”.

“Para dy orësh lumi ishte tek tubi ata lëshuan digat dhe u rrit niveli i tij direkte duke u afruar me 5 metra”.

Ky është Lumi Seman, i cili deri më tani ka përmbytur 300 ha tokë bujqësor nga të cilat 60 hektarë janë sera. Një gjë është e sigurtë nga fshati Gpriçan këtë vit do të prodhohen më pak fruta dhe perime./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion