Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: U vendos ndërtimi i një rruge të re alternative dhe prishja e urës

Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: U vendos ndërtimi i

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli njoftoi sot përmes një konference për shtyp se do të ndërtohet një rrugë e re përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas.

Po ashtu, është vendosur shembja e urës aktuale, e cila është jashtë funksionit për shkak të rrëshqitje të dherave. Si shkaqe të prishjes së rrugës, kreu i ARRSH renditi reshjet e dendura si dhe erozionin lumor.

“Nga analiza e situatës, rezulton se shkaku kryesor është ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor dhe saturimi i masivit të tokës, që ka sjellë pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme.

Në mbledhjen e sotme në Këshillin Teknik u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin për të mundësuar kalimin deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes. Rakordimi me Hekurudhën Shqiptare për realizimin e kësaj rruge. Prishja e urës ekzistuese, tashmë jashtë funksionit, si dhe sistemimi dhe disiplinimi i ujërave në të gjithë zonën”, u shpreh kreu i ARRSH./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion