Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë, detajet e para

Një stallë është përfshirë nga flakët, rreth orës 15:49, në afërsi të "Urës me Harqe" në Lezhë.
Mënjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ,ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton në lidhje me rastin.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe " ka rënë zjarr.
Mënjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ,ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


