Përmbytet Durrësi nga reshjet e shiut, uji vërshon në rrugët e qytetit

Aktualitet
Përmbytet Durrësi nga reshjet e shiut, uji vërshon në

Durrësi është një nga qytetet që është goditur sot nga reshje të shumta shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje në rrugët e zonave periferike.

Një nga zonat më problematike është lagja nr. 18, pranë stadiumit, ku sasia e madhe e ujit ka arritur disa centimetra, duke e bërë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve të vështirësuar.

Reshjet e shiut janë shoqëruar nga erëra të forta, me shpejtësi deri në 13 m/s, që kanë shkaktuar gjithashtu thyerjen e disa pemëve dekorative në qytet. Autoritetet lokale janë në gatishmëri për të adresuar situatën dhe për të minimizuar pasojat e këtyre kushteve atmosferike.

Banorët inkurajohen të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë dhe të raportojnë çdo problem në infrastrukturë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion