Moti i keq në kryeqytet/ Pema gjigante bie mbi autobus

Aktualitet
Moti i keq në kryeqytet/ Pema gjigante bie mbi autobus
Moti i keq dhe erërat e forta kanë sjellë probleme në të gjithë vendin dhe në kryeqytet.

Si pasojë e erërave të forta disa pemë të mëdha janë rrëzuar dhe kanë rënë mbi një autobus, por raportohet se nuk ka dëme të shumtë apo njerëz të lënduar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar me heret se skuadrat e ndihmes jane ne terren:

Era dhe shiu kanë shkaktuar disa rënie pemësh dhe degësh në disa zona të Tiranës.

Ekipet tona janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit.

Për këtë arsye, ju lutem ulni lëvizjet e panevojshme , tregoni kujdes dhe raportoni çdo problematikë në aplikacionin “Tirana ime” ose telefononi 112.

Ju falemiderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

ME TE LEXUARAT