Përkeqësohet moti në Vlorë, era e fortë lë pa energji Orikumin dhe Llogaranë

Aktualitet

Përkeqësohet moti në Vlorë, era e fortë lë pa

Kjo e hënë ka regjistruar një mot tejet të përkeqësuar në Vlorë. Era është me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e e dallgëve është në 7-8 ballë brenda në gjirin e Vlorës dhe 9-10 ballë në det të hapur.

Era e fortë ka shkaktuar dallgë me lartësi 2.5 metra në gji dhe 3.5 jashtë tij.

Era e fortë jug-juglindje ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.

Ndërkohë që moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum, ndërsa  në Dukat e Llogora energjia mungon prej 20 orësh.  Raportohet se vështirësi ka patur edhe  në qarkullimin e makinave për shkak të mjegullës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion