Furnizonin me armë dhe municion grupet kriminale, burg për dy të rinjtë në Durrës

Aktualitet

Furnizonin me armë dhe municion grupet kriminale, burg për dy të

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hekuran Troplinin dhe Emiliano Pashon, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në fshatin Shkallnur pasi iu gjetën një arsenal armësh dhe municionesh. Arrestimi i dy të rinjve u bë pas një blerjeje të simuluar me një agjent të policisë.

Ata u kapën në flagrancë pasi lanë vendin e takimit.

Një pjesë e armëve ishin fshehur në një ndërtesë ende të papërfunduar në fshatin Shkallnur ndërsa pas kontrolleve, u gjetën armë dhe municione edhe në disa vende të tjera. Po hetohet gjithashtu për të zbuluar personat që kanë blerë armët e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarake, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur si dhe transportuar armët e municionin deri tek blerësit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion