Bllokohet Bulevardi Zogu I, makina po ecte me shpejtësi, përplaset me “AudiQ5” dhe kthehet përmbys
Lajmifundit
/
14 July 2021, 14:00
Aktualitet

Ditën e sotme është bërë një aksident automobilistik në Bulevardin Zogu I, duke bërë që kjo zonë të bllokohet tërësisht. Mësohet se një makinë po ecte me shpejtësi e për pasojë është përplasur me një automjet tip “Audi Q5” të parkuar dhe u kthye 90 gradë në vend.
Sipas informacioneve të para, shoferi ka marrë plagë të lehta, jashtë rrezikut për jetën.


