“Përgjaket” veriu/ Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe, plagoset një person

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipërisë mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Raportohet se në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe ka ndodhur një konflikt mes 3 personash.
Sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve, pasi njëri prej të konfliktuarve ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë, dyshohet se ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.
Blutë kanë shoqëruar njërin prej personave të përfshirë në sherr dhe janë vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi plagosjen me armë.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme u regjistrua një tjetër ngjarje kriminale në veri. Konkretisht, nga disa të shtëna në Dukagjin u vra shtetasi Z. G. dhe u plagos rëndë djali i tij Gj. G.