Përfundon gara ndërkombëtare "Tiranathlon", njihuni me fituesit

Aktualitet

Përfundon gara ndërkombëtare "Tiranathlon", njihuni me

Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:

SPRINT – MESHKUJ



Panagiotis Polyzos
Kivanc Sahinkaya
Angelos Vozikis
SPRINT – FEMRA

Iva Pavlovic
Evelina Bobujani
Danai-Elina Makridaki
OLYMPIC – MESHKUJ

Borislav Palashev
Strahinja Trakic
Albion Ymeri
OLYMPIC – FEMRA


Anastasia Peycheva
Konstantina-Nantia Zyntzanaki
Gergana Stoyanova
OLYMPIC RELAY

Eduard Dalla
Miti Kote
Kristo Naci
SPRINT RELAY

Bujar Bakiu
Dorian Hoxhallari
Julian Lekocaj
Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit.

ME TE LEXUARAT