Përfshihet nga zjarri ullishtja në Ballsh, flakët rrezikojnë edhe banesat

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri ullishtja në Ballsh, flakët

Një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bylis” të qytetit të Ballshit. Mësohet se flakët janë përhapur edhe për shkak të erës, ndërsa nga zjarri rrezikohen edhe banesat.

Ndërkohë që tymi ka ‘pushtuar’ të gjithë lagjen. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në terren ndodhet reparti zjarrfikës i Mallakastrës, ndërkohë që po ndihmojnë edhe banorët për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo.

Gjatë stinës së verës, edhe Mallakastra, ashtu si një pjesë e mirë e vendit nuk i shpëtoi zjarreve, një pjesë e të cilëve të shkaktuar nga dora e njeriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion