Kultivuan bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vorë! Nën hetim penal kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve

Aktualitet

Kultivuan bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vorë!

TIRANË-Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike.

Policia bën me dije se janë prangosur shtetasit E. M., 32 vjeç dhe H. M., (babë e bir), pasi në vendin e quajtur “Gurët e zinj” në Vorë, në tokën e tyre kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. K., 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe A. G., 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

'Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Gurët e zinj” Vorë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 32 vjeç dhe H. M., (babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. K., 33 vjeç, me detyrë inspektori i pyjeve dhe A. G., 51 vjeç, ( kryeplaku i fshatit) të dy për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.'- njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion