Përfshihet nga zjarri kullota malore në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri kullota malore në Gjirokastër,

Një sipërfaqe e konsiderueshme kullote në rrethinat e fshatit ” Asim Zeneli”, Gjirokastër, është përfshirë nga flakët ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e vatrës problematike të zjarrit.

Rreth orës 14.00 të së dielës rreth 2 hektarë kullotë në njësinë administrative Antigone, u përfshinë nga zjarri. Kullota ndodhej në afërsi të fshatit ” Asim Zeneli” dhe pikës së antenave celulare. Zjarri i favorizuar nga era dhe moti i thatë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë,  të kullotës.

Efektivat dhe mjetet e stacionit zjarrfikës të Gjirokastrës ndërhynë për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se shkak i tij të jetë pakujdesia e banorëve të zonës për mosrespektimin e masave për parandalimin e zjarreve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion