Sulm me thikë në Angli, raportohet për viktima

Bota

Sulm me thikë në Angli, raportohet për viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Anglisë, ku si pasojë e një sulmi me thikë 2 adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë humbur jetën. Sipas informacioneve një grup personash sulmuan dhe më pas qëlluan për vdekje me thikë adoleshentët.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy të miturve. Një deklaratë nga Policia e Bristol tha se oficerët “arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.

Viktimat u goditën me thikë dhe u dërguan me autoambulancë në dy spitale, ku fatkeqësisht ndërruan jetë sot në orët e para të mëngjesit. Një 44-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Mediat vendase njoftojnë se, nuk është bërë ende identifikimi zyrtar i viktimave, ndërsa policia kërkon informacion nga pasagjerët e një autobusi që në momentin e sulmit ndodhej pranë vendit të sulmit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion