Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

Aktualitet

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin

Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak çastesh përgjatë autostradës Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja.

Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë, menjëherë ka ndalë nga kamioni dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit.

Ardhja e zjarrfikësve të Vlorës ka mundur të shuajë zjarrin në gomat e rimorkios së kamionit duke eliminuar përhapjen e zjarrit në te gjithë rimorkion, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tej nxehjes së ferrotave ( frenave) të rimorkios.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion