Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Triport në Vlorë, rrezikohen anije të tjera!

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Triport

Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në zonën e triportit.

Situata paraqitet mjaftë e rëndë dhe shuarja e flakëve është tejet e vështirë pavarësisht se kanë ndërhyrë dy zjarrfikëse, pasi në dhomën e motorëve ka shumë vaj.

Po ashtu nga flakët rrezikohen edhe varkat e peshkimit që janë të ankoruara përbri saj.

Informacion paraprak

Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT